Sezoni i ri në Teatrin Kombëtar risolli në skenë një nga veprat më të suksesshme të këtij viti. Testamenti, me autor dhe regjisor Leka Bungon dhe protagonist Viktor Zhustin, u mirëprit me po të njëjtin entuziazëm nga publiku që ndoqi me kërshëri aktrimin brilant të Zhustit dhe satirën ngacmuese të Bungos.