Protesta e sotme ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe protestuesit e kanë rritur agresivitetin e tyre. Së fundmi gazetarja Elda Menga raporton se i është vënë flaka një pjese të godinës së Gjykatës së Lartë. Mësohet gjithashtu se një automjet i parkuar pranë ka marrë flakë, bashkë koshat e mbeturinave.