Në mbështetje të kërkesave të studentëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sot u protestua në Prishtinë. "Gjuha Shqipe zyrtare" e "Kosova është me ju", ishin thirrjet e studentëve të universitetit të Prishtinës para ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Studentët e Prishtinës edhe një herë dhanë mbështetjen e tyre për protestat e studentëve shqiptarë përmes së cilave kërkohet që gjuha shqipe të jetë zyrtare për provimin e jurisprudencës. Në protestën në Prishtinë u bashkuan edhe disa studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që ende nuk është marrë një vendim mbi të drejtën e tyre të garantuar me ligj.