Top Channel/ Stoltenberg: “Kina dhe Rusia më agresive”, po nuk forcuam mbrojtjen “nambytën”
02/06/2021 11:42

Një prej efekteve të shumta të Covid 19 lidhej edhe me shpenzimet e mbrojtjes. Në 2014-tën, vende anëtare të Nato-s ranë dakort në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në Galles me shtysën amerikane për ti cuar në 2024-tën këto shpenzime në nivelin e 2% të GDP-së së secilit. Sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg, nuk i inkurajon kufizimet e fondeve për forcat e armatosura. Sipas tij, pavarësisht vështirësive që ka sjellë pandemia, sfidat me të cilat haset aleanca janë të tilla që e kërkojnë medoemos një mbrojtje të fortë. “ I pranoj plotësisht pasojat që pandemia ka pasur mbi aleatët e Nato-s, dhe i përgëzoj për mënyrën sesi janë mobilizuar kundër virusit. Por në të njëjtën kohë, kërcënimet e sfidat me të cilat përballeshim përpara saj, janë gjithmonë aty. Me rritjen e Kinës, një Rusi më agresive, paqendrueshmërinë që shohim në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, apo Shtetin islamik, ne duhet të vazhdojmë të investojmë në mbrojtjen tonë. Ajo që mësuam nga pandemia është se jetojmë në një botë më të paparashikueshme dhe se lipset që të jemi të përgatitur për kriza të reja, përfshirë dhe krizën e sigurisë”, thotë numri një i Nato-s, ish kryeministër i Norvegjisë. Në 14 qershor, Stoltenberg do të drejtojë samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Nato-s. Në Galles, vendet anëtare ishin 28. Me hyrjen e Malit të Zi në 2017 dhe Maqedonisë së Veriut në 2020, tani do të jenë 30. Mbërritja e presidentit demokrat amerikan Joe Biden në Bruksel do të bëjë edhe më zyrtar kthimin e SHBA-së në një pozicion më konstruktiv brenda aleancës.

Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31