Franca ka mobilizuar 70 mijë efektivë policie në prag të një vale të re protestash të paralajmëruara për këtë të shtunë, më 31 tetor, që përkon me festën e Halloween-it. Autoritetet druhen se demonstratat mund të përshkallëzohen në përplasje të dhunshme, pas trazirave që kanë përfshirë disa qytete franceze gjatë javëve të fundit.