Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim katër të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2025 në zonën e Matit. Këtë të mërkurë, SPAK i dorëzoi Gjykatës së Posaçme dosjen në ngarkim të tre vëllezërve nga Tropoja Fation, Kristë e Aleksandër Bushgjokaj, si dhe shtetasit Petrit Hoxha (Çakraj), të cilët akuzohen për rrëmbim personi dhe grup i strukturuar kriminal.