SPAK i ka komunikuar sot zyrtarisht akuzat ish-zëvendës kryeministries, Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka marrë të pandehur Ballukun për pesë vepra penale, korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim pasurie dhe shkelje e barazisë në tendera. Ish zëvendëskryeministrja u njoh me akuzat personalisht teksa u paraqit në spak, e shoqëruar nga avokati i saj Ardian Kalia.