Top Channel/ Siguria e Ibrit, jo më nga KFOR! Përgjegjësia i kalon Policisë së Kosovës
10/08/2026 19:56

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka nisur tranzicionin gradual të sigurisë mbi urën kryesore të Ibrit. 27 vjet pas luftës, për herë të parë Policia e Kosovës do të mbajë përgjegjësinë për sigurinë mbi urën që ndan qytetin e Mitrovicës. Sipas njoftimit të KFOR-it tranzicioni vjen “në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, kjo është pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të KFOR-it”. Misioni i NATO-s njoftoi se kalimi i përgjegjësisë së sigurisë mbi urën e Lumit Ibër do të jetë proces gradual “në varësi të kushteve dhe do të koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët relevantë”. Megjithëkëtë, KFOR do të jetë i pranishëm në jug e veri të Mitrovicës. “KFOR-i do të mbajë një prani të dukshme në jug dhe në veri të Mitrovicës dhe në veri të Kosovës, duke vazhduar kontributin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet”, thuhet në njoftim. Zhvendosjen e trupave të KFOR-it nga ura e Ibrit e kanë kundërshtuar Lista Serbe, që thanë se “çdo vendim për praninë e forcave të sigurisë aty duhet të merret me kujdes”, për shkak të tensioneve të vazhdueshme që kanë zënë vend mbi urë në të kaluarën. Që nga viti 1999, misioni i KFOR-it kujdeset për sigurinë mbi urën kryesore mbi lumin Ibër.

Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20