Top Channel/ Shuhet Servet Pëllumbi. Ish-kryetari i kuvendit ndërroi jetë në moshën 89-vjecare
05/05/2026 22:21

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai mbetet një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik në vend, si një nga themeluesit e Partisë Socialiste dhe drejtues i lartë i saj në vitet e para pas ndryshimeve demokratike. I lindur në Korçë, Pëllumbi kreu studimet e larta në Universitetin e Petersburgut, ku u diplomua dhe u titullua doktor i shkencave në Letërsi. Pas kthimit në Shqipëri, ai iu përkushtua akademisë, duke ushtruar detyrën e pedagogut fillimisht në Institutin Pedagogjik të Korçës dhe më pas në Universitetin e Tiranës, ku la gjurmë si profesor dhe autor i dhjetëra studimeve në fushën e filozofisë, politikës dhe demokracisë. Në jetën politike, Servet Pëllumbi u angazhua që në periudhën e sistemit të mëparshëm, duke qenë anëtar i Komitetit Drejtues të Partisë së Punës. Me ndryshimet e viteve ’90, ai u bë një nga figurat kyçe të riorganizimit të së majtës shqiptare, duke mbajtur postin e nënkryetarit të Partisë Socialiste deri në vitin 1996. Pëllumbi njihet gjithashtu për rolin e tij aktiv në proceset e rëndësishme politike të tranzicionit, përfshirë udhëheqjen e fushatës së socialistëve kundër referendumit për Kushtetutën, të cilën e fituan, si dhe angazhimin për lirimin e Fatos Nanos nga burgu. Një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi ka qenë i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në punën parlamentare dhe në komisione të ndryshme, duke fituar reputacion si një figurë me integritet në politikë. Detyra më e lartë shtetërore e Servet Pëllumbit ishte ajo e Kryetarit të Kuvendit, post që e mbajti në periudhën 2002–2005, kur socialistët ishin në pushtet. Në kujtesën politike shqiptare, Servet Pëllumbi mbetet një figurë e njohur si “profesori” i socialistëve, një intelektual që ndërthuri karrierën akademike me atë politike. Me ndarjen e tij nga jeta, politika shqiptare humb një nga përfaqësuesit e brezit të tranzicionit dhe një nga zërat më të konsoliduar të së majtës në tre dekadat e fundit.

Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52
Top News- Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Automjeti përplas 63-vjeçarin me biçikletë
27/10 16:10
Top Channel/ Protesta te ministria e arsimit e qetë. Studentët mblidhen për protestën e përditshme
27/10 15:46
Top Channel/ Debat te “Ligjet” për Guvernatorin e Bankës, përplaset Zaçaj e Gjiknuri
27/10 15:35
Top Channel/ Tetori rozë, në Prrenjas shkon mamografia e lëvizshme, kontrolle për kancerin e gjirit
27/10 15:29
Top Channel/ Plagoset këngëtari në Shkodër. Taulant Hoti qëllohet teksa pinte kafe
27/10 15:27
Top News – “Dialog urgjent për paketën fiskale”, Bizneset kundërshtojnë propozimet
27/10 15:26
Top News – ‘Të shtunën me studentët’. Berisha thërret një tjetër protestë kombëtare
27/10 15:24
Top Channel/ Mbledhje online si në kohë lufte! Deputetët e PS votojnë nga shtëpia e makina
27/10 15:21
Top Channel/ Në ditën e 15-të të protestës, një pjesë e studentëve të Mjekësisë kthehen në auditore
27/10 15:13
Top News – Ngërçi për rregulloren e GJKKO. Meta: Kuvendi dhe KLGj të reagojnë po cenohen të drejtat
27/10 14:56
Top News – Qeveria jep me një dorë, merr me dy/ Koston e uljes së TVSH-së shportës e paguan biznesi
27/10 14:48
Top Channel/ “Poshtë diktatura…”, studentët e mjekësisë para ministrisë së Arsimit
27/10 14:41
Top News – Plagoset këngëtari në Shkodër. U qëllua nga një person i maskuar, teksa po pinte kafe
27/10 14:31
Top News – Bizneset kundër paketës fiskale. Godet prodhimin, kërkohet ndryshimi i draftit
27/10 14:16
Top News – Shtyhet gjyqi ndaj Veliajt. Edhe avokatët e ndihmës juridike bojkotojnë GJKKO
27/10 14:05
Top News – ‘Po mbroni korrupsionin e Ballukut’. PD bojkoton punimet e komisioneve parlamentare
27/10 13:32