Top Channel/ Rusët bëhen serbë, marrin nënshtetësi që të lëviznin pa viza në BE
08/06/2026 00:27

Komisioni Europian ka ngritur sëfundmi shqetësimin se është në rritje numri i shtetasve rusë që, përmes marrjes së shtetësisë serbe, fitojnë mundësinë e hyrjes pa viza në Bashkimin Evropian. Komisioni Europian, e ndau këtë shqetësim përmes një dokumenti ku vlerësonte progresin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 që lidhen me sundimin e ligjit. Sipas të dhënave të BE-së, numri i vizave turistike të lëshuara për zonën Shengen për shtetasit rusë u rrit gjatë vitit 2025 në pothuajse 480.000, që është niveli më i lartë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. “Pavarësisht të drejtës sovrane të Serbisë për të vendosur mbi politikat e saj të shtetësisë dhe natyralizimit, fitimi i përshpejtuar i së drejtës për udhëtim pa viza në BE nga shtetasit rusë përmes dhënies së shtetësisë serbe, numri i të cilëve është rritur krahasuar me vitet e mëparshme, paraqet rreziqe të mundshme sigurie për BE-në”, thuhet në dokumentin joformal të KE-së, sic raporton Radio Europa e Lirë. Ky dokument ishte çështje diskutimi në nivelin e diplomatëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në fund të majit. “Serbia duhet ta përmirësojë kontrollin e kërkesave për viza të paraqitura nga shtetas të vendeve që konsiderohen me rrezik në aspektin e migracionit të parregullt ose të sigurisë”, thuhet më tej. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar tashmë se Serbia nuk do të vendosë viza për shtetasit rusë. Komisioni Evropian kërkon nga Serbia që të ashpërsojë rregullat për lëshimin e vizave për shtetasit e vendeve që kanë regjim pa viza me Serbinë, por jo me BE-në. Komisioni konsideron se në këtë mënyrë do të sigurohej kontroll më i madh dhe harmonizim më i mirë me standardet e BE-së, si dhe do të zvogëlohej fluksi i migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Evropian nga shtetas të vendeve të treta që hyjnë në Serbi me viza të vlefshme.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39