Qytetarët e Kosovës votuan më 7 qershor për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre politik. Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës. E treta u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës dhe e katërta, Aleanca. Në PDK e kanë mirëpritur rezultatin e këtyre zgjedhjeve, edhe pse kjo parti pati ngritje prej një përqind krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2025.