Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli, është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme. Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Ruli do të dëshmojë në lidhje me dosjen “Partizani”, ku mes të akuzuarve është edhe kreu i PD, Sali Berisha.