Mbrojtja e trashëgimisë kulturore duhet të shihet si një prioritet i përbashkët institucional dhe secili prej nesh ka përgjegjësinë për ta mbrojtur atë. Me këtë qëllim u mbajt në Tiranë një tryezë kombëtare me përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë të fushës për të diskutuar mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm.