Shqipëria pritet të emetojë një Eurobond të ri në 2027. Kjo është dalja e 8-të e vendit në tregjet financiare ndërkombëtare në 17 vite. Sipas projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, vlera e eurobondit parashikohet në 62.6 miliardë lekë i cili me kursin aktual të këmbimit shkon përafërsisht në 688 milionë euro duke e bërë kështu eurobondin më të madh ndonjëherë për Shqipërinë.