BE-ja e cilësoi shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit nga i cili rrezikohet furnizimi me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës, si sulm “terrorist” si dhe akt “sabotazhi”. Brukseli kërkon hetimin e ngjarjes dhe vënien e autorëve të sulmit para drejtësisë.