Top Channel/ “Shfryhet” tregtia e jashtme. Në shkurt u eksportuan më pak produkte
17/03/2023 21:57

Eksportet kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmet e rritjes në vlerë në muajin shkurt. Sipas INSTAT, në shkurt, eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u rritur me 2,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë por, u ulën me -8,9%, në krahasim me Janar 2023. Gjatë shkurtit edhe deficit tregtar u rrit me 93.2% në krahasim me një muaj më parë. Ritmet e ritmet së eksporteve në vlerë janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me janarin, kur shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2% me bazë vjetore. Ndërsa gjatë vitit të kaluar rritja e tregtisë së jashtme ishte në vlera të larta, këtë vit grupet më të mëdha po shfaqin ecuri të dobët, ndërsa produktet bujqësore dhe industria automotive ende vazhdojnë të jenë në terren pozitiv. Sipas INSTAT, gjatë muajit shkurt 2023, në rritjen e eksporteve prej 2,8%, pozitivisht ndikuan grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,6 pikë përqindje, Ushqime, pije, duhan” me +2,0 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +1,2 pikë përqindje. Ndërsa grupet: që kanë pasur ulje janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -1,9 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,0 pikë përqindje. Vendet me të cilët Shqipëria pati rritjen më të madhe të eksporteve gjatë shkurtit ishin Greqia, Spanja dhe Austria, ndërsa rritjen më të madhe në importe me Italinë, Kinën dhe Gjermaninë.

Top Channel/ Aflatoksina godet blegtorinë. Fermeri hedh 10 kuintalë qumësht
12/11 15:38
Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07