Top Channel/SHBA nis dronë kamikazë në Ukrainë:Vetëm 3 kg e mbahen në cantë, rusët nuk i ndalin dot
17/03/2022 11:45

Droni Switchblade peshon vetëm rreth 3 kilogramë dhe mund të transportohet lehtësisht me një cantë shpine. Sipas disa burimeve, arma më e re vdekjeprurëse e amerikanëve tashmë, ka mbërritur në duart e ukrainasve. Droni kamikaz, apo sic e quajnë ndryshe, plumbi i vogël, mund të qëndrojë në ajër për 40 minuta: ai orientohet në goditjen e objektivit deri në një distancë prej 11 kilometrash. Ka një kosto relativisht të ulët - rreth 6,000 dollarë - në krahasim me sistemet e tjera. Është i përshtatshëm edhe për përdorim nga njësitë e vogla ushtarake vendase, ato që këto ditë po ngadalësojnë me sukses përparimin e forcave ruse me prita, sulme të rrufeshme e aksione prapa linjave të armikut. Ushtari që e përdor, mund të ndjekë lëvizjet ekundërshtarit deri sat ë gjejë vetë një pozicion të mbrojtur nga zjarri, dhe më pas nis dronin. Mini-avioni pa pilot transmeton imazhe të zonës, më pas aktivizohet për të goditur shenjetren: një automjet të lehtë, një mitraloz ose një sistem antitank. Arma u zhvillua në bazë të një kërkese specifike të njësisë speciale që donte të kishte një aparat të aftë për t'u përballur me pritat e formacioneve guerile, sic ishin talebanët në Afganistan. Ishte rrjeti NBC ai që zbuloi furnizimin e mundshëm në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë vendosi një ditë më parë të ndajë edhe 800 milionë dollarë të tjera për këtë vend.

Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50