Top Channel/ SHBA godet sërish Iranin, sulmohet një nga qendrat kryesore të operacioneve në…
28/05/2026 21:29

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake ndaj Iranit, tha një zyrtar amerikan, ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar për t’i dhënë fund luftës tremujore në Lindjen e Mesme. Sulmet kishin në shënjestër një strukturë ushtarake që shihej si një kërcënim për forcat amerikane dhe anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti për Reuters, tha se forcat amerikane kishin kapur dhe rrëzuar disa dronë iranianë që shiheshin si kërcënim për njësitë ushtarake dhe anijet tregtare në zonë. Irani kishte lëshuar katër dronë sulmi me një shënjestër të vetme drejt anijeve amerikane dhe tregtare më herët gjatë ditës, thanë dy zyrtarë amerikanë. Zyrtarët amerikanë thanë se operacionet ishin të kufizuara dhe mbrojtëse në natyrë dhe nuk përbënin një përshkallëzim që mund të rrëzonte armëpushimin e brishtë. Sipas të njëjtit informacion, nuk pati viktima gjatë incidenteve. Më parë, agjencia iraniane e lajmeve Fars kishte raportuar se tre shpërthime u dëgjuan në lindje të qytetit portual Bandar Abbas rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas kohës lokale. Sipas raportit, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për disa minuta, ndërsa autoritetet iraniane nisën një hetim për të përcaktuar origjinën e shpërthimeve. Bandar Abbas është kryeqyteti i provincës Hormuzgan dhe konsiderohet si një nga qendrat kryesore të operacioneve të Iranit në rajonin e Gjirit. Më herët këtë javë, media iraniane raportoi gjithashtu shpërthime në zonë, duke përmendur shkëmbime zjarri me ushtrinë amerikane. Teherani akuzoi Uashingtonin për shkelje të armëpushimit në fuqi që nga fillimi i prillit.

Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50