Shtetet e Bashkuara pritet të rishikojnë kontributin e tyre ushtarak në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, si pjesë e një ristrukturimi më të gjerë të pranisë së Aleancës në vend. Një zyrtar i Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM) i tha Radios Europa e Lirë se vendimi bazohet në vlerësimin e fundit vjetor të Komandës Supreme të Forcave Aleate në Europë (SHAPE), e cila ka rekomanduar përshtatjen e dislokimit të forcave në terren.