Me tingujt e kitarave dhe magjinë e serenatave, në Korçë ka nisur edicioni i tretë i “Serenights Festival”. Nata e parë i është dedikuar brezit të ri të artistëve, të cilët ruajnë dhe inzerpretojnë serenatat korçare, duke dëshmuar se kjo traditë e çmuar jo vetëm që nuk po zbehet, por po trashëgohet me dashuri nga brezi në brez.