Top Channel/ Serbia nis prodhimin e vaksinës ruse Sputnik, Vucic: Do ta shpërndajmë në mbarë botën!
05/06/2021 11:16

Serbia filloi prodhimin e vaksinës ruse Spuntik, duke u bërë vendi i parë europian jashtë Rusisë dhe Bjellorusisë që e hedh një hap të tillë. Presidenti Aleksandar Vucic tha se aid he homologu rus, Vladimir Putin do ta shihnin përmes një lidhjeje video momentin e mbushjes së provëzave të para në Beograd. “Brenda pak ditësh, do të kemi vaksinat serbe të cilat do të mund t`ua ofrojmë qytetarëve tanë, por edhe të tjerëve në mbarë botën”, tha Vucic, që shtoi se një lëvizje e ngjashme po planifikohet edhe për vaksinën kineze Sinopharm. Katër milionë doza të Sputnik V pritet të prodhohen brenda 6 muajve të ardhshme. Prodhimi realizohet nga Instituti shtetëror për virologji, vaksina dhe serume "Torlak" në Beograd. Serbia synon anëtarësimin në Bashkimin Europian por mban lidhje të ngushta me Rusinë. Atje përveç vaksinës Sputnik V, janë në përdorim edhe vaksinat tjera, ajo e Kinës “Sinopharm", dhe ato perëndimore AstraZeneca dhe Pfizer. Aktualisht, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) nuk i ka miratuar vaksinat kineze dhe atë ruse. Edhe Argjentina kanë filluar prodhimin industrial të vaksinës Sputnik V të Rusisë. Sipas Fondit rus te Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për tregtimin e vaksinës jashtë vendit, dozat Sputnik-V të prodhuara në Serbi dhe Argjentinë do të plotësojnë nevojat e brendshme të të dyja vendeve, para se të fillojnë eksportimin.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43