Protestat e dhunshme në Shqipëri, që vijojnë prej një jave, janë dënuar edhe nga ndërkombëtarët, mes të cilëve edhe senatori amerikan, Gary Peters. Senatori demokrat dënon aktet e dhunës dhe iu bën thirrje autoriteteve që të shmangin përdorimin e forcës ndaj protestuesve. Ai kërkon që të gjitha palët të punojnë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.