Opozita në Kosovë po vazhdon mbajtjen e seancës së improvizuar në Kuvend.Në sallën e seancave, Partia Demokratike e Kosovës u ulën në vendet e tyre në anën e majtë e ata të Aleancës në të djathë. Paraprakisht shpërndanë letra në ulëset e deputetëve të Vetëvendosjes me kërkesën “Respektoni Kushtetutën, konstituoni kuvendin”. Edhe të enjten shfrytëzuan foltoren për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, sipas tyre për të kthyer kushtetutshmërinë. Deputetët thanë se bllokada ka rënduar mirëqenien e qytetarëve. Jakup Nura – deputet, PDK Partia që i ka fituar zgjedhjet ka të drejtë të propozojë kryetrarin e kuvendit, por nuk ka t drejtë të mbaj peng kuvendin. Fitorja në zgjedhje është mandat për të qeverisur jo licencë për të bllokuar shtetin.