Top Channel/ “S’e kam pasur të lehtë”, Brikena shtang fansat: U ndava me Mateon, u largova sepse…
05/06/2026 15:18

Pas javësh të tëra aludimesh, spekulimesh dhe sinjalesh të tërthorta në rrjetet sociale, ka ardhur më në fund konfirmimi i ndarjes mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri. Lajmi, i cili prej kohësh qarkullonte në rrjet dhe diskutohej nga ndjekësit e çiftit, është konfirmuar nga vetë Brikena përmes një mesazhi emocional të publikuar në grupin e saj të fansave në Instagram. Në një reagim të gjatë dhe të sinqertë, ajo bëri të ditur se marrëdhënia me Mateon ka përfunduar, duke theksuar se ndarja ka ndodhur pa konflikte dhe pa mungesë respekti nga asnjëra palë. “Përshëndetje të gjithëve! Nuk e kam pasur të lehtë të shkruaj këtë mesazh deri më sot, sepse gjithmonë kam preferuar që gjërat personale t’i mbaj private. Megjithatë, duke parë interesimin dhe pyetjet e shumta, mendoj se tani më shumë se kurrë ju detyrohem një sqarim. Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh. Kjo është një gjë që dua ta them qartë, sepse nuk do të doja që të krijoheshin histori apo aludime që nuk janë të vërteta”, shkruan Brikena. Ajo vijon duke shprehur mirënjohjen për periudhën që kanë kaluar së bashku, duke nënvizuar se pavarësisht përfundimit të lidhjes, ruan respekt dhe vlerësim për ish-partnerin e saj. “Kam ende respekt për të dhe për gjithçka kemi kaluar bashkë. Ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohëse. Ndonjëherë në jetë rrugët ndahen, por kjo nuk do të thotë se duhet të ketë urrejtje apo fajësime”, shkruan ajo.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39