Top Channel/ “S`do e lejojmë Kinën të sundojë botën”, sekretari amerikan përmend konfliktin ushtarak
03/05/2021 15:23

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se sjellja e Kinës jashtë kufijve po bëhet gjithmonë e më aggressive, ndërsa brenda vendit, shtypja mbi qytetarët është rritur. Në një intervistë për CBS News, Blinken e bëri të qartë se SHBA-ja nuk do ta lejojë Kinën të minojë rendin ndërkombëtar i cili sic theksoi ai, bazohet në rregulla të qarta. “Mendoj se me kalimin e kohës, Kina beson se mund të jetë, duhet të jetë dhe do të jetë vend dominues në botë”, u shpreh Blinken. Por, konfrontimi ushtarak “është thellësisht kundër interesave të saj edhe të vetë Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai. Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm së fundi për cështje që nisin nga tregtia e spiunazhi, e përfundojnë tek pandemia e koronavirusit. Blinken theksoi se qëllimi i SHBA-së nuk është ta frenojë Kinën, por të ruajë rendin e bazuar në rregulla, të cilin “Pekini po e sfidon”. Kina, mes tjerash, është akuzuar edhe për shtim të tensioneve me Tajvanin dhe abuzim të pakicës myslimane ujgure. Kryediplomati amerikan u tregua megjithatë i kujdesshëm duke mos e quajtur atë “armike”, pavarësisht faktit që Washingtoni e ka akuzuar vazhdimisht Pekinin për vjedhjen e sekreteve tregtare dhe të pronës intelektuale.

Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54