Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në aksin nacional Korçë-Pogradec. Një 18 vjeçar ka gjetur vdekjen në spital pasi u përplas nga një automjet teksa ecte ne rrugë. Ky është aksidenti i dytë në të njëjtin segment rrugor me viktimë brenda vetëm pak ditëve.