39 miliardë lekë premton qeveria të harxhojë për rritjen e pagave të gjyqtarëve, prokurorëve, administratës dhe punonjësve publikë. Kështu pra në fund të 2025-ës paga e mësuesit në arsimin 9-vjeçar pritet të arrijë në nivelin 95 550 lekë nga 54 800 lekë aktualisht, rritje me 57% ndërsa për mësuesin në gjimnaz, pritet të arrijë në 106 800 rritje me 55%. Rritja do të përfshijë mjekët e përgjithshëm që do të ketë një pagë 131 672 lekësh. Gjithashtu infermierët do të kenë një pagë në nivelin 87 118 me 57 % rritje.