Top Channel/ RMV, hiqet gjuha shqipe nga tabelat e sinjalistikës rrugore?!
14/09/2024 15:17

Katër vjet nga hapja e pikës kufitare Bellanoc-Stançic, tabelat kufitare atje tani kanë vetëm mbishkrime në maqedonisht. Edhe pse një zonë kufitare me vendbanime qind për qind shqiptare, gjuha shqipe në këto tabela mungon raporton agjensia e lajmeve INA. “Maqedonia e Veriut ka hequr gjuhën shqipe në tabelat e sinjalistikës rrugore. Tani tabelat në afërsi të të vendkalimit kufitar Bllacë, kanë vetëm tri mbishkrime: gjuhën maqedonase, anglisht dhe frengjisht”, pretendon Shkodran Tolaj, ish-Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Maqedoninë e Veriut, i cili me anë të një postimi në Facebook ka denoncuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat e rrugëve. “MOS NA E KUJTONI BLLACËN E VITIT 1999. Në Bllacë, në kufi me Kosovën, mbishkrimet e reja në maqedonisht, anglisht dhe frengjisht. Në shqip JO. U kthyem në vitet e rënda kur baballarët tonë nuk guxonin të flisnin shqip në shkollë”, ka shkruar ai, teksa thekson më tej se tabelat në maqedonisht, që shoqërohen vetëm me shkrime në anglisht dhe frengjisht, janë vënë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, e cila, sic shprehet ai, ka nisur të heqë shqipen në rrugët që menaxhon kjo ndërmarrje. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese maqedonase, Darko Kostadinovski ka caktuar sakaq një mbledhje ku do të shqyrtohet mundësia e shfuqizimit të tre neneve të gjuhës shqipe nga Ligji për zbatimin e gjuhëve.

Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56