Interesi për rivlerësimin e pronave mbetet i lartë. Në gjashtë muajt e parë të zbatimit të skemës, mbi 37 mijë qytetarë dhe biznese kanë aplikuar për të përditësuar vlerën e pronës me çmimet e tregut, ndërsa në buxhetin e shtetit janë arkëtuar mbi 47 milionë euro nga tatimi 5%. Tirana kryeson për numrin e aplikimeve, e ndjekur nga Durrësi dhe Vlora. “Aplikimet e shpeshta bllokohet sistemi përgjithsisht proces i rregullt. Vlerësohet i gjithë objekti me të gjithë të mirat zonat lokacioni dhe kështu bëhet rivlerësimi.” Sipas ekspertëve një proces i tillë i rivlerësimit ka nxitur edhe shitjet teksa më shumë qytetarë po përfitojnë nga fushata me tatimin 5% duke përafruar vlerën reale të pronës me tregun. Por përsëri bumi mbetet për në fund të afatit.