Qeveria do të vazhdojë koncesionin me ofertë të pakërkuar të rrugës Thumanë-Kashar. Ky projekt, i cili ishte në fazë negocimi në 2019-ën, u anulua nga qeveria, ndërsa fondet shkuan për Paktin Universitar. Kompania ndërtuese u ankua ne gjykate dhe kjo e fundit i dha te drejte. Këtë argument përmendi edhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku.