Investimet e huaja direkte kanë marrë një shtysë të fortë gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pas shifrave rekord, sipas Bankës së Shqipërisë, qëndrojnë edhe flukse financiare të lidhura me projekte të rëndësishme zhvillimi, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.