Top Channel/ Refuzohen dy ankesa për zgjedhjet në Kosovë, s’ka rinumërim votash
22/06/2026 20:02

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesat e dy kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kërkuan rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të kësaj partie. Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu u ankuan se janë dëmtuar në numrin e votave gjatë numërimit fillestar. Haxhiu përmes ankesës së tij ka ngritur dyshime se është dëmtuar deri në gjashtë vota dhe se diferenca me deputetin që në renditje është më lartë se ai është 102 vota ka kërkuar rinumërim të plotë, me arsyetimin se diferenca është e ngushtë dhe se mund të jetë vendimtare se kush fiton ulëse. PZAP-ja ankesën e Haxhiut e ka rrezuar si të pabazuar sepse konsideron se gjatë rinumërimit “një numër kandidatësh minimalisht kanë fituar vota ndërsa kandidatë të tjerë po ashtu ne mënyrë minimale kanë humbur disa vota”. Sipas PZAP-së, këto janë korrigjime dhe nuk bëhet fjalë për model sistematik të pasaktësive. Qëndrim Kryeziu po ashtu kishte kërkesën e njëjtë të rinumërimit të plotë të votave brenda PDK-së, e ishte ankuar se është dëmtuar me 589 vota gjatë numërimit fillestar dhe se i ishin shtuar gjatë rinumërimit. Por, ankesën e tij e hodhi poshtë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duke thënë që gjatë rinumërimit është evidentuar se Kryeziu ka dy vota më pak e jo 589 më shumë. Pas këtij vendimi të PZAP-së, dy kandidatët kanë kohë 48 orë të ankohen në Gjykatën Supreme. Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit. "Pas plotfuqishmërisë së vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në, për t'i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare", tha të hënën Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhje duke shtuar se ky institucion është në pritje të përfundimit të afatit ligjor të ankesave. Lëvizja Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve duke siguruar 53 mandate në Kuvend, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 dhe Aleanca me 7. 20 ulëse janë të garantuara për pakicat.

Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17
Top News- Kritikat e BE për ligjin e Speciales, partitë në Kosovë: Do mbështesim çlirimtarët në Hagë
12/10 15:32
Top Channel/ Kos: Shqipëria mbyll grupkapitullin e 4 të negociatave me BE, Specialja me probleme!
12/10 11:33
Top News -Ndryshimi i ligjit të ‘Speciales’. Komisionerja Kos: Rrezikojnë integrimin e Kosovës në BE
12/10 11:10
Top Channel/ Kosovë, qeveria Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil: Dhe martesat mes personave të së njëjtës gjini!
11/10 14:37
Top Channel/ Kosova, “betejë” për milionat e BE/ Më pak se tre muaj për të përfituar 165.8 milionë €
11/10 11:39