Top Channel/ Reagimet për akademikun, Gjovalin Shkurtaj: Ishte simbol i gjuhës shqipe,
24/04/2026 19:57

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, akademik, studiues, gjuhëtar – Si ata shkëmbinjtë që mbeten gjithmonë si pikë treguese, Rexhep Qosja për mua është një pikë treguese për atdhetarinë. Akademiku Gjovalin Shkurtaj nderon kujtimin e Profesor Rexhep Qosjes, me të cilin nisi bashkëpunimin dhe miqësinë gjysmë shekull më parë, kur Qosja drejtonte Institutin Albanologjik në Prishtinë. Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, akademik, studiues, gjuhëtar – Jemi takuar qysh në 1976 kur shkuam në Kosovë për të mbledhur materiale dialektologjike, na ndihmoi shumë si drejtor i Institutit. Ai studioi jetën dhe veprën e Naimin Frashërit, unë u mora kryesisht me gjuhën, kemi bashkëpunuar në këtë pellg të përbashkët kërkimi. Për Shkurtajn, Qosja rrezatonte dashamirësi dhe gatishmëri për shqipen e shqiptarinë. Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, akademik, studiues, gjuhëtar – Ishte njeri që shkruante bukur, e nxirrte fjalën nga shpirti, ishte i drejtpërdrejtë. Nga ai kam mësuar që gjuha duhet dashur shumë, dialektet tona janë të pasura. Ai fliste në gjuhën standarde, por sillte shumë bukur dhe të folmet e Vuthajt dhe veriut në përgjithësi. Akademiku flet për kontributin e kolegut të tiji në trajtimin e historisë së letërsisë shqipe, ndërsa citon “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, e shkruar me një shqipe të kulluar. Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, akademik, studiues, gjuhëtar – Porosia e madhe e tij është që shqiptarët kudo janë ta ndiejnë veten të lidhur me njëri-tjetrin, gjuha është ajo që na bashkon. Ai ka thënë ‘gjuha është pasuria më e madhe që ne kemi’. Po aq i rëndësishëm ishte dhe kontributi në politikë me angazhimin në çështjen mbarëshqiptare. Irena Toçi, botuese – Tre nga veprat e para që i kemi botuar kanë qenë ‘Fjalori demokratik’, ‘Strategjia e bashkimi’ dhe ‘Çështja shqiptare’. Ishte strategu, hodhi idetë për bashkimin kombëtar dhe kjo ishte ëndrra e tij deri në fund. Botuesja e shkrimtarit tregon se për herë të fundit e takoi Qosjen dy javë më parë, ndërsa thotë se humbja e vajzës mbeti për të një plagë që s’u mbyll kurrë. Irena Toçi, botuese – Pas humbjes së vajzës, kishte një trishtim shumë të dukshëm. E shprehte këtë padrejtësi që jeta i bëri, humbi edhe dhëndurët, edhe gruan. Një figurë poliedrike që la pas një trashëgimi të pasur letrare, kulturore dhe shkencore. Largimi i tij ishte një tjetër mesazh për kombin… Irena Toçi, botuese – Dikur, kur u përplas me idetë e tij me të madhin Ismail Kadare, u paragjykua. Ai bënte një pasqyrim të realitetit duke thënë që kemi një identitet të përzierë midis Lindjes dhe Perëndimit. Fundi e tregoi që ishte njeri laik, që besonte te shkenca, i përcjellë në banesën e fundit vetëm nga familjarët e vetë, ashtu sikurse ka bërë dikur Tolstoi dhe emra të tjerë të mëdhenj të letërsisë botërore.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12