Paketa Fiskale e vitit 2027 e cila do të shoqëroj projektbuxhetin e vitit të ardhshëm pritet të ketë 10 ndryshime kryesore në taksa që prekin si konsumatorët dhe bizneset. Kryeministri Edi rama prezantoi ndërhyrjet e reja që do të bëhen duke nisur nga ulja e TVSH-së për produktet bazë dhe rritja e tatimit mbi dividentin, te heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës ndërsa propozon një rishpërndarje të barrës fiskale mes qytetarëve dhe bizneseve.