Nuk diskutohet që shteti do ta fitojë këtë betejë dhe nuk diskutohet që kush mendon se e vuri shtetin përpara dhe kush mendon se do të marrë pushtetin me dhunë, do të zhgënjehet. Kështu e shikon kryeministri Edi Rama fundin e protestave të dhunshme në Tiranë.