Kryeministri Edi Rama prezantojë paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane për të cilën tha se është hartuar në bashkëpunim me partnerër italianë dhe francez. Kjo paketë përbëhet nga 6 instrumente me thelbin kryesor kush shkaton dëm e paguan. Kryeministri Rama duke komentuar protestën e shtunës, akuzoi Partinë Demokratike se ishte vënë në krye të dhunës së ushtruar gjatë protestës, ndërsa pretendoi se selia e saj ishte përdorur si strehim dhe pikë furnizimi me lëndë plasëse.