Qeveria ka hedhur një tjetër hap me synimin e rritjes së transparencën dhe besimin e qytetarit tek shteti. Kjo përmes “Pasqyrë Albania” I konceptuar sipas qeverisë si një rezultat i reflektimit mbi protestën qytetare. Për këtë Kryeministri Rama zhvilloi një bisedë me ekspertët e AKSHI-t. Eksperti i AKSHI-t: “Pasqyrë Albania”-n e kemi ndërtuar në 4 shtylla kryesore, në të cilat qytetarët të munden të marrin informacion për të gjitha investimet publike, pra qëllimi është transparencë mbi investimet, por siç e përmendët ju kryeministër, qëllimi është që qytetari të ketë mundësi të ndjekë në çdo hap aplikimet që ka bërë dhe ankesën. Shtylla e parë i referohet “Shih” që qytetari të ketë mundësi në mënyrë transparentë të shikojë se ku po investohet, çfarë po investohet në bashkinë e tij dhe gjithashtu të njihet me nismat dhe reformat prioritare që shteti ka në zbatim.