Top Channel/ Qeveria fal gjobat e 10 viteve nga policia, AKU, IKMT, Inspektorati Shëndetësor
09/05/2025 19:32

Këshilli i Ministrave vendosi faljen e gjobave të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, përfshirë gjobat e vendosura nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT, AKU dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka falur gjobat e vendosura nga disa institucione për një periudhë 10-vjeçare, nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024. Për masat administrative të vendosura nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake, të gjitha gjobat do të falen. Konkretisht, procesi i fshirjes zbatohet për masat që janë vendosur për ndërtime pa leje apo njoftim paraprak, gjobat e vendosura nga AKU për bizneset që janë identifikuar në shkelje, si dhe për individët apo bizneset që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë. “Zbatohet vetëm për masat që janë vendosur ndaj individëve/bizneseve që kanë realizuar ndërtime pa leje për qëllime banimi, objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, biznese që kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.” Vendimi përfshin edhe gjobat e vendosura gjatë kësaj periudhe nga Policia e Shtetit apo edhe ajo bashkiake për parkim apo tejkalim shpejtësie. “Drejtoritë vendore të policisë, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përgatisin listat e individëve ndaj të cilëve, nga struktura e tyre policore është vendosur masë administrative, që rezultojnë të paekzekutuara, plotësisht ose pjesërisht, dhe që janë shfuqizuar sipas ligjit.” Për gjobat që nuk janë hequr apo fshirë, të cilat sipas vendimit kategorizohen përfituese, individët do të paraqesin kërkesën pranë institucionit përkatës nga i cili e kanë marrë këtë masë administrative. Ndërmarrja e një vendimi të tillë shoqërohet me kosto, dhe sipas VKM-së, do të përballohen nga secili institucion. Qytetarët do të kenë 30 ditë kohë për të kërkuar fshirjen e gjobave, ndërsa ligji do të jetë në fuqi për 2 muaj. Falja e gjobave erdhi si propozim i 35 deputetëve socialistë, të cilët kërkuan që ligji të kalojë me procedurë të përshpejtuar që në muajin janar, por kjo nuk u realizua.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39