Top Channel/ Putin garanton Zelenskyn: Siguri po erdhe në Moskë, por trupat e NATO-s këtu harrojini…
05/09/2025 12:05

Vladimir Putin e siguron Volodimir Zelenskyn se nuk do t`i preket asnjë fije floku nëse vendos të shkojë në Moskë për bisedime paqeje. Premtimin për sigurinë e homologut ukrainas, shefi i Kremlinit e pohoi publikisht teksa fliste në forumin ekonomik në Vladivostok. Pala ukrainase e dëshiron këtë takim dhe e ofron këtë takim. Unë thashë jam gati, ju lutem ejani, ne patjetër do të sigurojmë kushte për punë dhe siguri. Putin e cilësoi këtë një “garanci 100%” , ndërsa pretendimet që takimi që mbahet në një vend neutral, të palës së tretë, i cilësoi si një “kërkesë te tepërt”. “Vendi më i mirë për një takim është kryeqyteti i Federatës Ruse… Moska”, tha ai. Ky është një sugjerim të cilin shefi i Kremlinit e ka përsëritur vazhdimisht që nga samiti i tij në Alaskë me Donald Trump ku presidenti amerikan u përpoq ta bindte atë takohej me Zelenskyn. Mungesa e përparimit drejt takimit të shumëtrumpetuar, po e acaron kreun e Shtëpisë së bardhë ndërsa Putini tenton ta portretizojë veten si të hapur ndaj paqes, por pa hedhur hapa konkretë. Po nga Vladivostoku, presidenti rus iu përgjigj sakaq lajmeve se 26 vende premtuan në takimin e Parisit se do të dërgojnë trupa në Ukrainë. Nëse ndonjë trupë shfaqet atje, veçanërisht tani, gjatë operacioneve ushtarake, për ne do të jetë objektiv legjitim shkatërrimi. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i shpjegoi BBC-së çdo forcë e huaj, qoftë e NATO-s apo jo, do të përbënte një rrezik për Rusinë "sepse tha ai, ne jemi armik i aleancës. Peskov vazhdoi të kritikonte "përpjekjet e qarta të vendeve europiane për të provokuar vazhdimin e luftës", sic tha ai.

Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52
Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45
Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50
Top News- Putin ndërron mendje, Lavrov zbardh plani: Lufta do përshkallëzohet
27/10 22:33
Top News- ‘Ne i zgjidhim problemet pa SHBA-të’/ Rusia e Irani bashkojnë forcat, ku po troket lufta?
27/10 22:30
Top Channel/ Një ushtarak “rrëzon” Netanjahun?! Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael
27/10 20:05
Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45