Top Channel/Pushtimi rus ka ngecur në të gjithë frontet, Britania nis 100 trupa e anti-ajrorë!
17/03/2022 15:09

Ofensiva e Rusisë në Ukrainë “ka ngecur në të gjitha frontet” deklaroi ministri britanike e mbrojtjes, në vlerësimin e të cilës forcat e Moskës kanë pasur një “ përparim fare minimal në tokë, det apo ajër në ditët e fundit dhe po vazhdojnë të përballen me humbje të mëdha”. “Rezistenca ukrainase të mbetet e koordinuar mirë. Pjesa më e madhe e territorit të vendit, përfshirë qytetet e mëdha, vazhdojnë të jenë në duart e ukrainasve”, thuhet ne deklaraten e kësaj ministrie. Ushtria e Kievit sqaron se përpjekjet e Rusisë tani janë të fokusuara tek sulmet dhe bombardimi i zonave me popullsi civile, e kjo sipas tij, po ndodh pikërisht për shkak të dështimit të qartë në operacionet tokësore. Moska nuk e ka përditësuar bilancin e vdekjeve në radhët e trupave të saj, duke e fiksuar atë në 500. Por inteligjenca amerikane thotë se që nga fillimi i pushtimit, kanë humbur jetën në vendin fqinj rreth 7,000 pjesëtarë të personelit rus. Mbretëria e Bashkuar njoftoi skaq se do të nisë 100 trupa në Poloni, ku po dërgon edhe sistemet e vancuara anti-ajrore Sabre, me qëllimin të mbrohet hapësira ajrore polake nga "një agresion i mundshëm i Rusisë". Sabre përshkruhet si “sistemi më i fundit i mbrojtjes ajrore, i aftë të godasë me saktësi maksimale edhe objekte të vogla që lëvizin me shpejtësinë e zërit. Ai përfshin tre komponentë: një radar mbikqyrjeje 3D, pajisje inteligjente beteje si dhe një lëshues raketash.

Top News – Mbi 1 mijë dronë ukrainas mbi Moskë / Sulmet ruse vrasin civilë në gjithë Ukrainën
29/11 13:42
Top News – ‘Moment historik’ për Evropën / Do dërgojë njerëz në hapësirë, projekt 10 mld Euro
29/11 13:30
Top News – ‘NATO-ja myslimane’ në veprim / Pakistani dërgon ushtrinë në Arabinë Saudite
29/11 13:24
Top News – Neutraliteti i Zvicrës në sprovë…Referendum për lehtësimin e eksporteve të armëve
29/11 13:12
Top News – Irani përdori Starlink për të sulmuar SHBA / U vranë 6 ushtarë amerikanë, Musk në siklet
29/11 13:06
Top News – Krizat nuk kanë fund në Evropë / Prirje drejt shkatërrimit dhe rënies, ‘realitet i ri’
29/11 12:57
Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50