Top Channel/ “Pse më shikon shtrembër”! Zbardhen dëshmitë e sherrit që solli masakrën në Prishtinë
05/09/2024 18:57

Top Channel ka siguruar dosjen e prokurorisë së Prishtinës lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në kryeqytetin e Kosovës ku nga një përplasje me armë mbeti i vrarë një person dhe 5 të tjerë të plagosur. Zanafillën sherri e ka që më 4 mars të këtij viti, ku ka nisur konflikt mes familjes Sekiraqa dhe Gashi që njihen edhe si ‘Capat.’ Përleshja që do të sillte masakër muaj më vonë, ndodhi në orën 10:00 të mëngjesit në rrugën Bedri Shala në Prishtinë. Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës që mbeti i plagosur, plagosir me armë Pajtim Gashin, vëllanë e viktimës së të dielës. Për këtë ngjarje, Prokuroria në Prishtinë, ngriti aktakuzë ndaj Shumbin Sekiraqës për veprat penale vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje ose posedim i paautorizuar të armëve. Shkumbin Sekiraqa në deklaratën e tij në polici e kishte mohuar përfshirjen në rast e në prokurori ka deklaruar se i qëndron prapa deklaratës së dhënë në polici. Ndërkohë që i dëmtuari, Pajtim Gashi, që atë kohë kishte mbetur i plagosur, ka deklaruar se ndodhej pranë biznesit familjar kur u sulmua. Gashi ka treguar në Prokurori se nuk e njeh Shkumbin Sekiraqën dhe se nuk e ka takuar më herët, por që deklaron se personi ka shtënë 5-6 herë në drejtim të tij. Top Channel ka siguruar të gjitha dëshmitë e asaj ngjarjeje të ndodhur më 4 mars, ku palët deklaronin se nuk e njihnin njëri-tjetrin por ajo ngjarje solli masakrën që tronditi prishtinën mesnatën e dy shtatorit.

Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39