Përplasjet në seancën plenare të së enjtes pritet t’iu kushtojnë deputetëve të Partisë Demokratike. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon përjashtimin e thuajse gjithë grupit demokrat. Në kërkesën drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, socialistët propozojnë largimin me 60 ditë nga Kuvendi për 6 deputetë. Janë deputetët demokratë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi, ndaj të cilëve PS kërkon masën e përjashtimit me dy muaj nga punimet e Kuvendit.