Top Channel/ PS, pension 200 euro! Socialistët shpalosin programin, ndalen te energjia
22/03/2025 19:48

Dhe pak javë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit, ndërsa partitë po parashtrojnë edhe ofertën e tyre ekonomike. Në platformën programore “Shqipëria 2030,” Partia Socialiste premton se fundi i mandatit të tyre të katërt do ta gjejë Shqipërinë me pension minimal 200 euro, dyfishin e atij që është sot. Ndërsa me reformën e re, kjo parti synon rritjen e pensionit mesatar në 175 euro. Jo vetëm tek pensionet, PS parashikon të ndalet në disa sektorë. Me ambicien për rritje të qëndrueshme ekonomike në afro 4% gjatë këtij pesëvjeçari, me pritshmëritë për fluks turistësh e investimesh, qeveria në programin e saj premton pagë mesatare 1000 euro në vitin 2030, nga 850 euro që është aktualisht. Kurse paga mesatare në sektorin publik, nga 1000 euro, do të rritet në 1300 euro në vitin 2030. Jashtë kësaj platforme nuk mbeten as taksat. Teksa sipas PS, biznesi i vogël do të vijojë të jetë i përjashtuar nga TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin. Sektorët që preken në platformën e Partisë Socialiste janë edhe energjia, ujësjellësit, si dhe rimbursimi i ilaçeve. Për energjinë, plani është që brenda 2030, vendi të jetë eksportues neto i energjisë, ndërsa do të shtohen parqet fotovoltaike dhe eolike. Tek uji, vijon premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë, ndërsa në një bilanc do të bëhet në shëndetësi për medikamentet sa ishin, sa janë dhe sa do të ulen çmimet e ilaçeve të rimbursueshme. Përtej masave që janë marrë deri më tani, PS premton se më shumë vëmendje do të shkojë edhe në drejtim të bujqësisë, mbrojtjes, si dhe infrastrukturës në vend. Me marrjen e një sërë reformash të tilla, socialistët synojnë tkurrjen me 2.8% të papunësisë në vend nga 8.8% që u mbyll viti 2024.

Top Channel/ Turizmi humb ritmin. Rritja ngadalësohet, bien vizitorët nga Kosova dhe rajoni
24/07 15:31
Top News – Çmimet drejt rritjes. Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë në gati tre vjet
23/07 17:39
Top Channel/ Shqipëria drejt lekut digjital. Projektligji hap rrugën sipas standardeve të BE
20/07 15:28
Top Channel/ Kur zyrtarizohet euro në Shqipëri. Zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë
18/07 12:10
Top Channel/ Autoriteti i konkurrencës nis monitorimin e çmimeve, fokusi te produktet e shportës
11/07 15:21
Top Channel/ BSH “spastron” tregun financiar, hiqen licenca dhe vendosen qindra masa ndëshkuese
10/07 15:21
Top Channel/ Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni. Shkoi në 3.2 për muajin qershor
08/07 15:23
Top News – Euro bie nën 94 lekë. Arrin nivelin më të ulët historik
03/07 17:01
Top Channel/ Turizmi, shërbimet dhe ndërtimi uli optimizmin, rriten tregtia dhe industria
01/07 15:16
Top Channel/ Shqiptarët shtojnë kursimet në banka, por edhe kërkesën për kredi të reja
01/07 12:16
Top News- Ndryshon buxheti 2026/ Malaj: Shtesë për pensionet, pagat, mbrojtjen
30/06 21:39
Top News – Ecuria e ekonomisë. Ibrahimaj: Me 3.7 për qind jemi mbi mesataren e rajonit
29/06 18:47
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3.7%. INSTAT: Administrata, arsimi e shëndetësia udhëhoqën rritjen
29/06 15:48
Top News – Çdo shqiptar paguan 135 euro për spitalet. Eurostat: Kostot më të larta në rajon
26/06 16:58
Top Channel/ Ekspertët propozojnë heqjen e kartëmonedhave prerje të mëdha nga qarkullimi
26/06 15:32
Top Channel/ 17.4 mld investime të huaja, mbi 40% shkojnë në tregun e pasurive të paluajtshme
25/06 19:49
Top Channel/ Mbi 1.1 milionë vizitorë në Maj. Shqipëria në prag të kulmit turistik
25/06 15:22
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga Doganat. 62.1 miliardë lekë të ardhura në 3 muaj
24/06 15:21
Top Channel/ AmCham: Korrupsioni, burokracia dhe mungesa e stafit frenojnë investimet
23/06 19:54
Top Channel/ Fshihen 306 mln euro borxhe. Tatimet falin detyrime për mbi 130 mijë biznese e individë
22/06 15:14