Ka përshkallëzuar situata në ditën e pestë të protestës së dhunshme. Bëhet e ditur protestuesit i kanë vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike Gazetarja e Top Channel, Kristi Gondo tha për emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, se ka përplasje mes protestuesve dhe policisë. Sipas saj, policia ka përdorur sërish plumbat e gomës.