Prej javësh, nxënësit në të gjithë Francën vijojnë të dalin nëpër rrugë, dhe ndonëse shumica e protestave zhvillohen në formën e bllokadave paqësore, kjo nuk i fshin nga kujtesa disa incidente të dhunshme. Të shtunën, në 17 tetor, forcat franceze të rendit po përgatiten për një ditë tjetër tubimesh, që nuk dihet se cfarë kthese mund të marrin. Qeveria doli këtë mëngjes me një paralajmërim.