Forca të shumta policie nga rrethet janë thirrur në Tiranë për t’iu bashkuar efektivëve të kryeqytetit, në kuadër të masave për përballimin e protestës së paralajmëruar para Ministrisë së Arsimit. Pas disa ditësh protestash, në ndihmë të forcave të policisë së Tiranës janë angazhuar edhe efektivë nga qarqet e tjera të vendit, për të përballuar situatën gjatë tubimit të paralajmëruar.