Gurë, fishekzjarrë, molotovë, ujë e gaz lotsjellës! Kjo ishte panorama në kryeqytet edhe në ditën e shtatë të përshkallëzimit të protestës. Më shumë se 10 orë tensione nëpër kryeqytet, me të rinjtë që sulmonin në zona të ndryshme dhe forcat e shtuara të policisë, që ndryshuan taktik, duke mos lejuar grupimet e mëdha, e më pas i ndiqnin dhe i shoqëronin.