Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj. Në dëshminë e tij, të siguruar nga korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami, Murseli ka mohuar akuzat duke thënë se nuk e ka organizuar ai vrasjen e Liridonës dhe as nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje.