Dyzet vite poezi të Preç Zogaj u ngjitën në skenën e Durrësit përmes zërave të tre aktoreve të mirënjohura të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Yllka Mujo, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia sollën para publikut dyrrsak vargjet e Preç Zogajt në recitalin “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, një përzgjedhje nga krijimtaria e tij përgjatë katër dekadave.