Top Channel/ “Porosia e Kullës”/ Publikohet libri autobiografik i Pashko Camaj
17/10/2024 20:00

Largimin nga atdheu 40 vite më parë dhe emigrimin plot sfida drejt ëndrrës amerikane, profesor Pashko Camaj, ekspert i njohur i shëndetit publik, e ka përjetësuar në një autobiografi, ku trajton migrimin si temë e përbotme me të përbashkëtat e veta, por tejet specifike në të veçantat e veta. Autori përballet me ndjenjën e fajit për largimin nga trojet e të parëve. Që nga dita e parë që jam larguar nga vendi, kam pasur një pyetje të thjeshtë, a kam mëkatuar ndaj 16-17 gjeneratave që kanë jetuar në të njëjtën shtëpi dhe duke i dhënë jetën gjeneratave që kam pasur fatin t'i njoh, t'u tregoj gjeneratave që vijnë në Amerikë se nga vijnë, ku i kanë rrënjët I botuar fillimisht në SHBA, Ëndërrime nga bagazhi i një veture amerikane vjen për lexuesin shqiptar me titullin Porosia e Kullës falë përkthimit të vëllait të Camajt, nënkryetarit të parlamentit malazez, Nikollë Camaj, që mes emocionesh rrëfen: Kur ma çoi fillimisht idenë se po bën një libër, që më çon në vendlindje, më detyron të shkoj te Kulla. Besoj se me këtë ndjesi që kam unë, do të ballafaqohen shumica që do të lexojnë elemente që pasurojnë deri në detaje kujtimet e Pashkut Ky libër tregon qartë se çfarë përjeton një emigrant, çfarë përjeton, cila është jeta e tij, si në një roman dhe pikërisht kjo mënyrë e të rrëfyerit të jetës së emigrantëve e bën atë shumë të afërt për lexuesin Kjo vepër është përshkrimi i rrugëtimit të brendshëm, shpirtëror, dhe atij të jashtëm, social të Camajt për të njohur veten. Kulla përfaqëson shtëpinë ku ai është rritur dhe shërben si fortesa stërgjyshore ku mbrohen traditat e lashta, por cila është porosia e kullës, lexuesi mund ta zbulojë përmes përjetimeve që përballin dy botë të shkuarën me të tashmen.

Top Channel/ Katër stinët në telajot e Kasës, piktori sjell 40 peizazhe në ekspozitën “Stinët”
20/11 23:13
Top Channel/ Bienalja e Grafikës në Tiranë, Hajdari premton se Galeria e Artit s’do të mbyllet
20/11 19:58
Top Channel/ Ekspozohen thesaret e monarkisë shqiptare nga koleksioni i Artan Lames
18/11 15:31
Top Channel/Ekspozitë për Gjirokastrën/Skulptori Mumtaz Dhrami mbledh artdashësit në qytetin e gurtë
16/11 12:28
Top Channel/ Korça nuk heq dorë nga libri/ Më shumë se 3 mijë e 600 të regjistruar në Bibliotekë
15/11 12:24
Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04